Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia në Vjenë/ Ambasada e Kosovës në Austri: Ngushëllime familjeve të viktimave, të angazhuar për të ofruar të gjithë mbështetjen

schedule09:10 - 18 Mars, 2026

schedule 09:10 - 18 Mars, 2026

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi ka ndodhur dje në Vjenë, Austri ku shembja e një skelë ndërtimi rezultoi fatale për katër punëtorë, tre prej tyre shqiptarë të Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Austri, ka shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave në tragjedinë e ndodhur në Vjenë.

Ambasada njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet austriake, si dhe me familjarët e viktimave, me qëllim që të ofrojë mbështetjen e nevojshme dhe të koordinojë procedurat përkatëse



“Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, si dhe për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet austriake dhe po ndjekim nga afër çdo zhvillim lidhur me rastin. Në të njëjtën kohë, jemi të angazhuara për të ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme për familjarët e viktimave. Do të vazhdojmë t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Nga viktimat, tre janë shqiptarë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. Ky i fundit tashmë është konfirmuar zyrtarisht si shtetas i Republikës së Kosovës nga Ambasada e Kosovës në Austri. Ndërkohë, viktima e katërt është nga Bosnja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!