Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout/ Policia e Shtetit plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë

schedule16:19 - 17 Mars, 2026

schedule 16:19 - 17 Mars, 2026

Policia e Lezhës dhe Policia e Kurbinit, plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout, Laç, i cili do të zhvillohet çdo të martë, për 13 javët në vijim.

Objektivat kryesore të këtij plani janë parandalimi i ngjarjeve kriminale, menaxhimi i fluksit të lëvizjes, parandalimi i aksidenteve rrugore, si dhe administrimi i trafikut në itinerarin drejt kishës.

Në zbatim të masave të përcaktuara, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur përgjatë aksit “Autostradë – Laç” deri në Kishën e Shna Ndout, me qëllim orientimin e lëvizjes dhe shmangien e bllokimeve.



Gjithashtu, janë mbuluar me shërbime policore kryqëzimet kryesore në Patok, pranë Gjykatës në Laç, si dhe në afërsi të varrezave të qytetit.

Shërbimet e Policisë janë dislokuar dhe në hyrje/daljet e vendparkimit në perimetrin e kishës, si dhe në segmentin malor të rrugës, ku rreziku për krijimin e bllokimeve është më i lartë.

Ndërkohë, patrullat e Rendit Publik, Policia Rrugore dhe strukturat e Policisë Kriminale janë angazhuar në terren për garantimin e sigurisë së besimtarëve dhe parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët, të respektojnë udhëzimet e Policisë, me qëllim shmangien e vonesave dhe zhvillimin e një pelegrinazhi të qetë dhe të sigurt.

Policia e qarkut Lezhë mbetet në gatishmëri të plotë për të ofruar ndihmë dhe siguri për të gjithë qytetarët pjesëmarrës.   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!