Edinson Cavani ka vendosur të vijojë karrierën tek Atletico Madrid. Sulmuesi i njohur ka arritur një akord me klubin spanjoll, por transferimi nuk do të kryhet në merkaton e janarit. Kontrata me PSG-në i përfundon në verë, ndërsa rinovimi nuk do të ndodhë.
Gjithsesi, një bisedë me Leonardon i ka ndryshuar mendim. Drejtori sportivi i PSG-së i ka kërkuar uruguaianit të qëndrojë në kryeqytetin francez deri në fund të sezonit. Uol Esporte raporton se braziliani ka arritur të bindë “El Matador” të mbyllë sezonin me ekipin aktual.
Objektivi i madh i PSG-së është fitimi i Champions League dhe Cavani shihet si një lojtar i rëndësishëm për realizimin e objektivit, edhe pse e ka humbur postin e titullarit. Tuchel ka nevojë për alternativa në sulm dhe 32-vjeçari ka pranuar insistimin e Leonardos, teksa do të largohet me parametra zero në verë. /abcnews.al