Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Tritol makinës në Tiranë me urdhër nga burgu Fushë Krujës, shkak dyshohet borxhi prej 15 mijë euro

schedule10:24 - 16 Mars, 2026

schedule 10:24 - 16 Mars, 2026

Të tjera detaje janë zbardhur nga tritoli në automjetin e Oltjon Klosit në Tiranë. Burime për ABC News kanë sqaruar se Sabah Nuzi kishte konflikt prej disa kohësh me Oltjon Klosin për shkak të një shume prej rreth 15 mijë eurosh.

Borxhi është marrë jashtë shtetit, në Spanjë, ku sipas policisë janë lekë të pazareve të drogës. Klosi pretendente se e ka shlyer borxhin, por Nuzi nga ana tjetër pretendonte se i dëmtuari i detyrohet edhe 15 mijë euro.

Pasi Klosi ka refuzuar për të paguar shumën, Sabah Nuzi ka urdhëruar grupin e të arrestuarve që t’i vendosin Oltjon Klosit tritol te makina.



Lidhur me ngjarjen u vunë në pranga Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli dhe Geris Molla. Si dhe Sabah Nuzi, aktualisht në IEVP Fushë Krujë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!