Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Goditet rezervuari i karburantit pranë aeroportit/ Dubai, pezullohen fluturimet

schedule09:47 - 16 Mars, 2026

schedule 09:47 - 16 Mars, 2026

Fluturimet në aeroportin kryesor të Dubait janë pezulluar përkohësisht pasi një dron goditi një rezervuar karburanti pranë aeroportit, duke shkaktuar zjarr në zonë.

Sipas mediave, shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët pas një “incidenti të lidhur me dronin” në afërsi të aeroportit. Në një postim në rrjetin social X, autoritetet konfirmuan se u prek “një nga rezervuarët e karburantit”, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet e aeroportit theksuan se fluturimet janë pezulluar përkohësisht si masë paraprake, duke u bërë thirrje pasagjerëve të qëndrojnë larg zonës deri në një njoftim të dytë.



Si pasojë e situatës, disa avionë janë devijuar drejt Al Maktoum International Airport, aeroporti tjetër i madh i Dubait.

Ky është incidenti i tretë i ngjashëm që ndodh në aeroport që nga fillimi i tensioneve dhe luftës në Iran.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!