“Guret e shtepise time”, ka ardhur sot në Fishtë, në fshatin e Atë Gjergj Fishtës. Këtu është edhe memoriali i Ate Fishtes dhe na kujton vargjet: “Porsi ushtima e nje termeti, njashtu asht gjuha jone shqyptare”.
Këtu në Fishten e lendinave, pllajave dhe bukurive te Zotit, takojmë Angjelin Kolecin që ka ngritur këtu një oaz të mrekullueshëm, me gurë dhe dru, ne pershtatje me natyren. Ka punësuar banorë të zonës dhe ka shfrytëzuar përvojën e marrë në emigracion në Greqi dhe sidomos në Itali. Ka ngritur së pari ullishtën me 250 rrënjë ullinj. “Gjithe vendet e botes i kane ndertuar vendalite…Ky fshat eshte “dashuria e pare” qe nuk harrohet…punedhenesit te ndaloje rinine qe te mos ike…ju sugjeroj gjithe shqiptareve qe te kthehen. Shqiperia ka nevoje per ne, ka nevoje per te rinjte. Shqiperia per mua eshte gjeja me e bukur ne bote”, na thotë.
Angjelini ka shkuar që 15 vjeç emigrant ne Greqi dhe me pas ne Itali. “Kater dite ne kembe per ne Greqi, “hanim buke e qepe nje here ne dite”, por nuk me ka pelqyer kurre te dorezohem”, na thotë duke shtuar: “Ne Itali m’i ofruan te gjitha”, kulture, edukate, vullnet per pune”. Një nga specialitetet e Angjelinit këtu është mishi i tharë në mënyrën e vjetër tradicionale, me një dhomë tymi ku bëhet gjithë ky proces. “Pa themele, pa rrenje nuk ke identitet.
Mbi bazen e rrenjeve te forta, nderton te ardhmen”, na thotë Angjelini. Vazhdojmë rrugën për në fermën e kuajve në Fishtë, ku Adelina dhe Nardi iu shërbejnë turistëve vendas dhe të huaj. Adelina Brruku, Koleci, mesuesja qe u be zonja e fermes dhe dashuron kafshet si femijet, na shpjegon se çdo ditë bëhen petulla në mëngjes 7 jave para Pashkeve. “Puna eshte nder, te punosh per vendin tend, familjen tende,” na thotë. Nardi ndërkohë ka ruajtur pajisjet e vjetra te punimit te tokes, që janë përdorur që prej tre brezash. Dashuria e madhe këtu janë kuajt, që Kapedani te Luli, Lulja dhe Spiri.
Me Kapedanin ecim drejt shtigjeve të Fishtës. “Kuajt anti stres, per te kaleruar neper kodra…Te punosh ne vendin tend, gjeja me e mire. Te hysh ne borxh per te punuar, ia vlen. Fshati eshte gjeja me e bekume, e kemi te mire vendin tone”, na thotë Nardi. Na shpjegon edhe “frenat e kalit” apo “bllokazhin…”. Nardi na mëson gjithashtu si te behesh mik me kalin. “Dushe, dushe kalin, qe te te njohe”, na thotë.
Një kalë mund të mbajë deri ne 300 kilogram. Nardi ka marrë kuaj vendi, jo kuaj arabe apo nga jashte. 300 euro minimum kushton per te mbajtur nje kale dhe 1000 euro per nje shale, shala amerikane me shume sesa angleze. “Kemi vend te bukur, jo beton, por me dru, me gjera natyrale”, thotë Nardi. Në majë të malit të Velës, shihet poshtë Zadrima e bukur. Këtu është edhe kisha e Shen Eufemise, e cila ishte një nga kishat e Krujes. Kroi brenda kishes, prane altarit, është një vend pelegrinazhi per banoret. / abcnews.al /


