Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Nuk e di nëse është gjallë! Irani: Mojtaba Khamenei, në gjendje të mirë shëndetësore!

schedule10:46 - 15 Mars, 2026

schedule 10:46 - 15 Mars, 2026

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi deklaroi në një intervistë për “Alaraby Aljadeed” se Mojtaba Khamenei është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se “e po kontrollon plotësisht situatën”.

Sipas raportimeve, Mojtaba Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga emërimi i tij më 8 mars. Fjalimi i tij i parë publik u transmetua nga media shtetërore më 12 mars, por u lexua nga një prezantues.

Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump shprehu dyshime nëse Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është ende gjallë.



“Nuk e di nëse është gjallë. Deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje ta tregojë. Kam dëgjuar se nuk është gjallë”, tha ai.

Nga ana tjetër, ministri iranian, Araghchi theksoi gjithashtu se Irani mirëpret çdo iniciativë rajonale që çon në një fund të drejtë të luftës, por shtoi se deri tani “nuk ka ndonjë iniciativë konkrete në tryezë” për përfundimin e konfliktit.

Duke folur për situatën në rajon, ai deklaroi se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur për lundrim, por jo për anijet e Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj.

Komentet e ministrit iranian vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa zhvillimet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të ndikojnë në sigurinë dhe tregtinë ndërkombëtare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!