Kryeministri Edi Rama këtë të diel në podcastin “Flasim”, komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi bllokimin e TikTok-ut, të cilin e konsideroi të panevojshëm.
Kryeministri theksoi se falë atij bllokimi u arrit që sot të ketë një sërë filtrash dhe masa që lidhen me ndalimin e gjuhës së dhunës.
“Këtë javë Gjykata Kushtetuese mori vendim për çështjen e Tik Tok kur në fakt nuk kishte më çështje, pasi si rezultat i bllokimit të Tik Tok, disa kohë më parë dhe sipas kërkesës së 95 % të prindërve dhe mësuesve në hymë më dialog konstruktiv me kompaninë. Kompania mori përsipër dhe nisi implementim e një sërë masash të reja në ofrimin e këtij shërbimi për audiencën shqiptare. Megjithatë Gjykata ka vijuar në inercinë e vet dhe ka dalë në konkluzionin se qeveria nuk provoi se bllokimi ishte mjeti iv etëm efektiv. Vendimet e gjykatave janë për t’u zbatuar, por nuk mendoj se vendimet janë në gjitha rastet edhe për të mos u komentuar. Them se është mirë edhe për trupën e prokurorëve dhe gjykatësve të Shqipërisë, të përballen me opinionin e kritikës konstruktive për të përmirësuar dhe ata punën e tyre. Pasi të trajtuarit e tyre si ‘lule mos më prek’ edhe pasi kanë mbaruar proceset, nuk ndihmon në përmirësimin e cilësisë dhe drejtësisë. Ne sot falë atij bllokimi kemi në zotërim filtra dhe një sërë masash që lidhen me gjuhën e dhunës dhe vetë gjuhën shqipe që nuk ishte fare në radarin e platformës. Një kompani shumëmiliardëshe erdhi në një tryezë bisedimesh me një shtet të vogël”, tha mes të tjerash Rama.


