Libani po kërkon bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin për t’i dhënë fund një përshkallëzimi të kohëve të fundit midis vendit dhe Hezbollahut.
Sipas raportimeve të fundit na mediat e huaja, theksohet se bisedimet e drejtpërdrejta midis dy vendeve pritet të fillojnë në ditët në vijim, megjithëse data e saktë mbetet e paqartë. Tre zyrtarë libanezë kanë deklaruar se Bejruti po formonte një delegacion për bisedimet.
Një nga zyrtarët tha se vendi kishte nevojë për qartësi nëse Izraeli do ta respektonte thirrjen e Presidentit Joseph Aoun për një armëpushim të plotë për të lejuar zhvillimin e bisedimeve.


