Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Raketa e tretë iraniane rrëzohet në Turqi/ Ministria e Jashtme: Dënojmë sulmin e Iranit

schedule15:32 - 13 Mars, 2026

schedule 15:32 - 13 Mars, 2026

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në rrjetin social X , për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë.

Në njoftim, ministria thotë se Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë.

“Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë. Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre. Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Turqinë dhe me të gjithë Aleatët në mbrojtje të territorit, sigurisë dhe unitetit të Aleancës”, thuhet në njoftimin e ministrisë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!