FOTOLAJM | Goli fantazmë në Itali, përsëritet rasti Muntari

schedule15:07 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 15:07 - 26 Dhjetor, 2019

Empoli është thyer 1-0 në transfertë me skuadrën e Cosenza, por lajmi është tjetër. Ekipi i Frederic Veselit ndihet i vjedhur, pasi në minutën e 83-të nuk iu quajt një goli realizuar nga Ricci me një goditje nga jashtë zone.

Topi e kaloi dukshëm vijën fatale dhe më pas doli jashtë, ndërkohë që anësori i takimit nuk e ka ndihmuar kryesorin në marrjen e një vendimi të saktë. Në Serie B nuk aplikohet “Goal-Line Technology” dhe rasti Muntari përsëritet në Itali. /abcnews.al