Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Irani është dobësuar”/ Netanyahu: Mojtaba Khamenei, ‘kukull’ e Gardës Revolucionare

schedule10:18 - 13 Mars, 2026

schedule 10:18 - 13 Mars, 2026

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pranoi se nuk ishte i sigurt nëse populli iranian do ta rrëzonte Republikën Islamike pasi Izraeli dhe SHBA-të të krijonin kushtet që ata ta bënin këtë.

“Mund ta çosh dikë te uji; nuk mund ta detyrosh të pijë”, tha Netanyahu, duke folur në konferencën e tij të parë për shtyp që kur Izraeli dhe SHBA-të sulmuan Iranin më 28 shkurt, duke shkaktuar një konflikt rajonal që po zgjerohet.

Mes zemërimit të komuniteteve veriore për shkak se janë shënjestruar përsëri nga Hezbollahu, Netanyahu paralajmëroi gjithashtu se qeveria e Libanit duhej të “merrte fatin në duart e veta” dhe të çarmatosë grupin terrorist të mbështetur nga Irani, përndryshe Izraeli do të duhej ta bënte këtë, shkruan The Times of Israel.



Lidhur me potencialin për ndryshim regjimi në Iran, Netanyahu u tha gazetarëve në konferencën për shtyp të transmetuar në televizion: “Ne do të krijojmë kushte optimale për ta bërë këtë, duke përfshirë sulmet ajrore siç bëmë dje, siç po bëjmë këto ditë, për t’u përpjekur t’i japim popullit iranian hapësirën e nevojshme për të dalë në rrugë. Po u japim goditje shkatërruese Gardës Revolucionare dhe Basij-ve, forcave të tyre në rrugë, pikave të tyre të kontrollit – dhe më shumë pritet të ndodhë.”

Megjithatë, ai tha, “Nuk e mohoj: nuk mund të them me siguri se populli iranian do ta rrëzojë regjimin.”

Netanyahu pohoi se Republika Islamike është dobësuar shumë. “Është thjesht një Iran i ndryshëm – nuk kërcënon më siç kërcënonte më parë”, tha ai. “Nuk është e njëjta fuqi. Nuk është ai gjigant ngacmues kundër të cilit nuk mund të bëhet asgjë dhe kundër të cilit askush nuk mund të bashkohet”, theksoi ai.

Ai e quajti Khamenein e ri një “kukull” të Trupave të Gardës Revolucionare të Iranit, i cili “nuk mund ta tregojë fytyrën e tij në publik”.

Udhëheqësi i ri suprem, i cili nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i luftës, mendohet se është plagosur në një sulm ajror. Të enjten, media shtetërore e Iranit lexoi një deklaratë sfiduese që i atribuohet Mojtaba Khameneit – thuhet se deklarata e tij e parë që kur u emërua udhëheqës suprem të dielën, por ai nuk është parë ose dëgjuar që nga fillimi i luftës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!