Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Rrëzohet kërkesa e SPAK/ Avokati: Pushteti legjislativ konstatoi që Prokuroria e Posaçme gaboi rëndë! Nuk ka prova për Ballukun

schedule23:48 - 12 Mars, 2026

schedule 23:48 - 12 Mars, 2026

Avokati i Idajet Beqiri u shpreh se rrëzimi i kërkesës së SPAK është një vendimmarrje e duhur.

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit” në ABC News, avokati tha se SPAK gaboi rëndë, dhe kjo u konstatua nga pushteti legjislativ. Gjithashtu ai nënvizoi se SPAK nuk ka prova për Belinda Balluku

“Ishte një vendimmarrje e drejtë. E kemi paralajmëruar prej kohësh, juridikisht fillimisht. Nuk mund të jepet imuniteti në këtë raste. Asnjë vend europian nuk do ta pranonte, pasi që të vësh dorë mbi një person parlamentar duhet që vepra të jetë me rrezikshmëri shoqërore të lartë dhe ato kritere që ka vendosur Kodi i Procedurës penale duhet respektuar në mënyrë të saktë.”, tha ai.



Më tej gjatë intervistës, në studio, avokati Beqiri, nënvizoi se Gjykata Kushtetuese e konsideroi të tepërt ndaj kreut të PD Sali Berisha detyrimin e mosdaljes jashtë shtetit. Ai theksoi se SPAK duket sikur ka marrë ‘rolin e opozitës’, ndërsa kjo e fundit sipas avokatit është në drejtim të paditur.

“Duket që SPAK duket sikur ka marrë misionin se ‘meqë opozita ka vdekur dhe ka shkuar në drejtim të paditur, e ka marrë rolin SPAK dhe thotë e bëj unë ‘de facto’ rolin e opozitës. Problemi është se krimet e Berishës dhe organizatës kriminale, ku përfshihet edhe Gaz Bardhi, se është vrasës ai. Fushatën në Elbasan që ishte gjoja për të mbrojtur vendin, u pagua mbi 2 mln euro nga Ervis Martinaj. Ai e ka mbështetur në fushatën elektorale në Elbasan. Këto kanë dalë dhe i ka SPAK. Këta janë kokë e këmbë krim, korrupsion, vrasë dhe kanë bërë dëme të mëdha dhe tani duan të hedhin baltë. Belinda Blluku nuk ka vrarë mbi 200 në Tropojë. Belinda Balluku nuk vrau më 21 janar. 500 mln euro të rrugës së Kombit të Berishës dhe Bashës nuk u mori Belinda Balluku. Floririn nuk e vodhi Belinda Balluku. Gërdec nuk ka bërë Belinda…Belindës i thotë ke ndërhyrë në tenderë, por nuk i është provuar asnjë qindarkë”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!