Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Media shtetërore në Iran: Mojtaba Khamanei do të publikojë së shpejti mesazhin e parë si Lider Suprem

schedule13:44 - 12 Mars, 2026

schedule 13:44 - 12 Mars, 2026

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, do të publikojë mesazhin e tij të parë “brenda pak çastesh”, sipas mediave shtetërore iraniane.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, tha se mesazhi “strategjik” nga Khamenei do të publikohet në shtatë seksione, shkruan CNN.

Thuhet se fjalimi do të përmbajë informacione rreth babait të Khameneit, Ajatollah Ali Khamenei, ish-udhëheqësit suprem i cili u vra në sulmet ajrore SHBA-Izrael.



Mesazhi do të përfshijë gjithashtu, sipas IRNA-s, informacion mbi “vendet rajonale dhe përballjen me armiqtë” si dhe mbi “rolet dhe detyrat e popullit, forcave të armatosura, institucioneve ekzekutive” dhe asaj që Irani e quan “Boshti i Rezistencës” – grupi i përfaqësuesve të Iranit në rajonin më të gjerë.

Mojtaba Khamenei u zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së babait të tij, Ali Khamenei më 28 shkurt, në ditën e parë të sulmeve të SHBA dhe Izraelit.

Khamenei nuk është shfaqur publikisht që kur u zgjodh për të pasuar të atin, teksa është raportuar se është plagosur nga sulmet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!