Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“SPAK i kapur në kurthin e vetvetes”, Çupi: Ligji thotë se një tender që nuk ka nisur, s’mund të hetohet!

schedule20:57 - 11 Mars, 2026

schedule 20:57 - 11 Mars, 2026

Analisti Frrok Çupi tha se brenda SPAK ka nervozizëm dhe se duket i kapur në kurthin e vetvetes.

Sa i takon projektit të shumëpërfolur të Porto Romanos, Çupi theksoi se, edhe pse ekziston dokumentacion shtesë, ligji nuk lejon hetimin e një tenderi që nuk ka nisur, dhe mund të cënohen të drejtat e të tjerëve nëse dokumentet merret nga sirtarët e kompanisë.

“Shohim indikacionet e fundit; kemi disa elemente për kryeprokurorin e SPAK, i cili po jep deklarata të fundit dhe premton se do të luftojë zyrtarët e korruptuar, siç është thënë edhe më parë. Duket një nervozizëm dhe SPAK duket i kapur në kurthin e vetvetes. Kemi të bëjmë me dy fate paralele: kërkesën për Ballukun dhe nisjen e hetimeve për një port që nuk ekziston.



Tek çështja e Ballukut, SPAK nuk arriti të përdorte fjalën “korrupsion”; ajo tha se nuk ka punë me korrupsion, ndërkohë që ekziston dokumentacion shtesë që nuk mund të zbardhet, por nëse merret nga sirtarët e kompanisë mund të cënohen të drejtat e dikujt. Ligji thotë se një tender që nuk ka nisur nuk mund të hetohet.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!