Këtë të mërkurë përfundon afati për aplikim në garën e postit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Interes për të drejtuar informat blu kanë shprehur 10 aplikantë përkatëshisht drejtori i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, drejtori i Policisë së Fierit Skënder Hitaj, Idajet Faskaj ish-kandidat për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit dhe drejtori për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në DPPSH, Pëllumb Seferi
Në garë kanë aplikuar drejtori i Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, drejtori i policisë së Durrsit Afrim Tafa, Lorenc Panganika ish-drejtori I Tiranës dhe ish-kryepolici i Vlorës, Gentian Shehaj si dhe Aranit Vrapi.
Ndërkohë në skenë është rikthyer ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj i cili ka aplikuar për postin e drejtorit te përgjitshëm të policisë së shtetit. Tonin Vocaj u largua nga drejtimi i Policisë së Tiranës në vitin 2024 ndërsa e mbajti si post për rreth 2 vite. Pavarëisht se ai u bë pjesë e garës në vitin 2024, për drejtor qarku, nuk mundi që të zgjidhej pasi u rëndit I parafundit, pa mundur të sigurojë pikër e nevojshme.
Në procesin e hapur për garën për tu bërë Drejtor në Qarqe, Tonin Vocaj ishte ndër të parët aplikantë, por pas përfundimit të këtij procesi ai u rendit I parafundit, në 15 prej gandidatëve që siguruan pikët e nevojshme për të vazhduar garën.
Pas përfundimit të afatit të aplikimeve, Ministria e Brendshme do te publikoje në faqen zyrtare emrat e kandidatëve. Brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.
Dy ditë pas shkarkimit nga detyra të Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme shpalli thirrjen për aplikim për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Proda u shkarkua nga drejtimi i Policisë së Shtetit për shkak të keqmenaxhimit të protestës së opozitës.
APLIKANTET
Afrim Tafa
Elidon Çela
Skender Hitaj
Pëllumb Seferi
Tonin Vocaj
Neritan Nallbati
Gentian Shehaj
Idajet Faskaj
Lenc Panganika
Aranit Vrapi


