TIRANË– Ish-prokurori Ervin Karanaxha, i ftuar në emisionin “Real Story”, kritikoi mënyrën se si po zbatohet amnistia për të dënuarit, duke e cilësuar atë si të papërshtatshme me realitetin shqiptar.
“Për 3 gramë drogë sot janë në burg. Kjo amnisti nuk i përket realitetit. Për mua ajo amnisti është kot. Vendit i duhet një amnisti reale. Populli shqiptar sot po kalbet burgjeve,” tha Karanaxha.
Ai shtoi se shumë nga rastet aktuale të burgosurve janë pasojë e reformës në drejtësi të nisur pas vitit 2016.
“Ke dhe raste të tjera ordinere, që sot i ke në burg. Të gjithë këto gjëra kanë lindur nga zbatimi i reformës në drejtësi, pas 2016, ky mentalitet. Nuk ka qenë më përpara kjo. Është dhjetëfish afati i çështjeve. Afati iku, vdiq,” përfundoi ish-prokurori./abcnews.al


