Ligji për liritë fetare, priten protesta në Podgoricë, policia merr masat

schedule12:44 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 12:44 - 26 Dhjetor, 2019

Policia malazeze njoftoi të enjten se qendra e Podgoricës është mbyllur për këmbësorë dhe automjete për shkak të tubimeve të mundshme të paregjistruara të qytetarëve në qendrën e qytetit me rastin e miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë ose Besimit dhe statusin ligjor të bashkësive fetare. Rrugët në Podgoricë u mbyllën që nga ora 7.30 e mëngjesit deri në vlerësimin e policisë për ti hapur apo jo. Policia tha se mbyllja e rrugëve u bë për të parandaluar tubime të raportuara para Kuvendit dhe ndërtesave të tjera që është e detyrueshme të mbrohen ndërkohë që në parlament pritet të votohet ligji për lirinë e fesë ose besimit dhe statusi ligjor i bashkësive fetare.

Ndërkohë, patriarku serb Irinej kërkoi që pozicioni në lidhje me ligjin për liritë fetare të mbrohet në parlament dhe jo në rrugë. Por Fronti Demokratik u bëri thirrje besimtarëve dhe qytetarëve që nënshkruan një peticion nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi që të vijnë të enjten në parlament, duke deklaruar se ata morën bekimin e Patriarkut serb Irinej.

Deputeti i Frontit Demokratik, Milutin Djukanoviç tha se ai do të marrë pjesë në debatin e së enjtes në parlament dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve malazezë që të vijnë në Podgoricë dhe të shkojnë në Kuvend.

Ai tha se autoritetet në Podgoricë po parandalojnë lëvizjen e qytetarëve, në mënyrë që të kalojnë ligjin me forcë dhe shtoi se ata do të kërkojnë ndryshime në ligjin e propozuar për lirinë e fesë. Faqja zyrtare e Kishës Ortodokse Serbe (SPC) nuk ka ndonjë njoftim për takimin e Patriarkut Irinej me drejtuesit e Frontit Demokratik, Andrija Mandiç dhe Milan Knezeviç./abcnews.al