U kap në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet, drejt Tiranës, 5 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë, arrestohet 23-vjeçari Fabrino Durmishi. Sekuestrohen automjeti dhe celulari i të arrestuarit.
“Gjatë operacionit, u arrestua shtetasi F. D., 23 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet tip “Volksëagen”, 5 emigrantë”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.


