Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Revolucioni” i pankartave në Europë/ Nga Zidane te Klopp, emra të mëdhenj, por debutues me kombëtare

schedule12:10 - 23 Shtator, 2026

schedule 12:10 - 23 Shtator, 2026

Periudha pas Kampionateve Botërorë sjell shpesh ndryshime të pankinave në skuadrat kombëtare, por asnjëherë më parë nuk kanë qenë aq drastike sa ajo që pasoi turneun e organizuar nga Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Kanadaja.

Një revolucion i vërtetë, sidomos në skuadrat europiane, ku përfshihen edhe gjigandë të futbollit në kontinentin e vjetër, që bëhet gati për Ligën e Kombeve.

Një nga lëvizjet më të bujshme erdhi në pankinën e Francës me  Zinedine Zidane, i cili priti me durim për të marrë vendin e Didier Deschamps. Ky I fundit drejtoi “Gjelat” për 14 vite, duke fituar edhe Kupën e Botës në vitin 2018 dhe Ligën e Kombeve në 2021. Zgjedhjet e para të “Zizou” treguan se ai nuk ka frikë të shfaqë karakterin e tij, duke u dhënë mundësi lojtarëve si Andy Diouf  të Inter, Truffert të Bournemouth, Da Cunha të Como dhe Lepaul të Rennes. Franca e Zidane do të debutojë kundër Turqisë në Ligën e Kombeve, përpara para se të përballet me dy provat e mëdha kundër Belgjikës dhe Italisë.



Edhe këto dy skuadra kanë ndryshuar trajnerin e tyre, megjithëse historitë janë të ndryshume. Belgët ulën në pankinë Mark van Bommel, që zëvendësoi Rudi García pas finaleve të Botërorit.

Revolucioni i Italisë nisi më herët, menjëherë pas dështimit të radhës për t’u kualifikuar në Kupën e Botës. Në skuadrën e kaltër u kthye Roberto Mancini, që menjëherë vendosi një rekord me zgjedhjet e tij. Asnjëherë më parë, në kombëtaren italiane nuk ka patur kaq shumë futbollistë që luajnë jashtë Serie A.

Një tjetër emër i madh i trainingut që debuton me një kombëtare është Jurgen Klopp, që mori drejtimin e Gjermanisë pas zhgënjimit të radhës në Kupën e Botës. Ish tekniku i Liverpool u prezantua menjëherë me një surprizë të madhe, ndërsa për katër ndeshjet e Ligës së Kombës ftoi 44 lojtarë, të ndarë në dy skuadra të ndryshme.

Klop debuton me Gjermaninë në ndeshjen kundër Holandës, që gjithashtu ndryshoi trajner. “Tulipanët” do të drejtohen nga Xavi Hernandez. Ashtu si në kohën e Barcelonës, ai zëvendësoi Roland Koeman. Për ish-mesfushorin spanjoll kjo është aventura e parë në një skuadër kombëtare.

Skuadra të tjera europiane që ndryshuan trajner pas finaleve të Kupës së Botës janë Kroacia, Skocia dhe Republika Çeke.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!