Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Të shtëna me armë në shtëpinë e Rihannës, arrestohet një grua

schedule09:36 - 9 Mars, 2026

schedule 09:36 - 9 Mars, 2026

Shtëpia e yllit të muzikës pop, Rihanna, është sulmuar me armë zjarri ditën e dielë. Autorja e këtij sulmi është një grua 30-vjeçare, e cila është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Los Angeles Times dhe NBC4, duke cituar një zëdhënës të policisë së Los Angeles, raportuan se autoritetet iu përgjigjën të shtënave në orën 13:21 të së dielës dhe arrestuan një të dyshuar 30-vjeçare.

Policia e Los Angelesit dhe një përfaqësues i Rihannës nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.



Rihanna ishte në shtëpi, por nuk u raportuan të lënduar, tha Los Angeles Times, duke cituar një burim. Gazeta citoi transmetimet e radios së policisë se rreth 10 të shtëna ishin qëlluar nga një automjet përballë portës së pronës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!