Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

8 marsi/ Nora Malaj: Vetëpërshtatja, sfida më e madhe për një femër. Forca e saj, e jashtëzakonshme

schedule19:45 - 8 Mars, 2026

schedule 19:45 - 8 Mars, 2026

Ish politikania Nora Malaj thotë se sfida më e madhe për një femër është vetëpërshtatja.

Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Malaj u shpreh se forca e gruas është e jashtëzakonshme.

“Femra ka aftësinë për t’u vetëpështatur. Mashkulli nuk e bën dot. Kjo është forca e gruas. U hap Shqipëria, erdhën problemet në fillim. Pastaj vjen qetësia. Sot, vajzat e vogla e kanë prioritet estetikën. Vajzat të jenë të bukura, por duhet të jenë edhe të mençura. Është e rëndësishme pjekuria moshore, për të dhënë kontribute në disa fusha. Duhet të ndërtojmë marrëdhënie empatie. Nuk duhet të jemi njerëz indiferentë, nuk duhet ta bëjmë të keqen pjesë e jetës. Në familje merr edukate, merr kulturë. Nëse do të shikosh një vajzë, shiko babain e saj. Nëse do të shohësh një djalë, shiko nënën e tij. Në fund, shumatorja është gruaja. Është forcë e jashtëzakonshme”, theksoi ajo.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!