Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj, uron gratë shqiptare për 8 Marsin: Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, mbani gjallë shpirtin e familjes

schedule08:54 - 8 Mars, 2026

schedule 08:54 - 8 Mars, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar gratë shqiptare me rastin e 8 Marsit, duke shprehur mirënjohje për rolin dhe kontributin e tyre në familje dhe shoqëri.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit thekson forcën, sakrificat dhe dashurinë e grave, duke i cilësuar ato si shtylla që mbajnë gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Begaj shpreh respekt dhe vlerësim për çdo nënë, motër dhe bijë që, sipas tij, e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë.

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare! Me forcën, sakrificat dhe dashurinë tuaj, ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit. Respekt dhe mirënjohje për çdo nënë, motër dhe bijë që e bën Shqipërinë më të mirë çdo ditë”, tha Presidenti Begaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!