Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

  • Përpjekje destabilizuese për të dëmtuar integrimin 45%
  • Shenjë e krizës politike në vend 30%
  • Shenjë e krizës brenda vetë PD 25%
Loading ... Loading ...
 

Euro nuk ndal rënien/ Monedha pranë kufirit të 96 lekëve, rifiton pikë dollari amerikan

schedule14:08 - 5 Mars, 2026

schedule 14:08 - 5 Mars, 2026

TIRANË– Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë, në kursin e këmbimit një euro po këmbehet aktualisht me 96.06 lekë, i cili rezulton se është një prej niveleve më të ulëta të regjistruara përgjatë këtij viti.

Ndërkohë që edhe në tregjet ndërkombëtare euro ka pësuar dobësim përballë dollarit.

Monedha amerikane ka fituar pikë edhe ndaj lekut shqiptar që pas nisjes së sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit. Kjo tendencë është reflektuar edhe në Shqipëri, ku brenda një jave në tregun valutor vendas dollari ka fituar gati 1 pikë, duke u këmbyer me rreth 83 lekë.



Agjentët e tregut valutor parashikojnë që monedha europiane do të vijojë të qëndrojë e dobët përballë lekut, pasi tashmë pritet shtim i turistëve të huaj, ndërsa tregu vazhdon të karakterizohet nga një gjendje e bollshme e valutës, ndërsa kërkesa për të është e dobët.

Një tjetër faktor që ka dhënë efekte në kursin e këmbimit, sipas agjentëve, është se oferta e euros gjatë muajve të parë të këtij viti mund të jetë ndikuar pjesërisht nga eksportet e energjisë elektrike, të kryera nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare për shkak të kushteve të favorshme hidrike.

Zhvlerësimi i euros, sipas institucioneve, ka ardhur si rezultat i hyrjeve të larta valutore nga turizmi, remitancat dhe investimet e huaja. Kjo situatë, sipas Bankës së Shqipërisë, ka ndikuar pozitivisht në mbajtjen e inflacionit në kontroll, edhe pse s’ka pasur ulje të çmimeve.

Banka e Shqipërisë planifikon të tërheqë deri në 450 milionë euro nga tregu gjatë vitit 2026. Ajo do të shtojë ndërhyrjet, ku sipas kalendarit të publikuar pritet të tërhiqen rreth 100 milionë euro më shumë se planifikimi për këtë vit. Ndërhyrjet kryhen për efekt të rezervës valutore, por edhe me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!