Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët të karakterit lokal priten të bëhen prezente në orët e mëngjesit fillimisht në veri të vendit e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.
Hera-herës reshjet parashikohen në formën e shtrëngatave të izoluara kryesisht në verilindje-lindje të vendit.
Pas orëve të mesditës reshjet shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm ne zonat malore të vendit deri në orët e pasdites më pas ndërprerje të tyre.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s. Valëzimi në det i forcës 1 ballë.


