Fitorja ishte madhështore. Natyrisht, është diferencë e madhe kur Flamengo luan në fushën e Madureirës, ndonëse suksesi 8-0 është gjithmonë i veçante, por ama nuk e shpëtoi dot njeriun e stolit.
Klubi I Flamengos shkarkoi trajnerin Luis Filipe, njeriun e identifikuar me këtë fanelë, i pakënaqur me ecurinë e sezonit. Drejtuesit falenderuan ish-mbrojtësin e Brazilit për punën e bërë dhe i uroi sukses në të ardhmen. E vërtetë që skuadra nga Rio de Zhaneiro po paraqitet dobët këta muaj, dhe ndodhet në mesin e tabelës së kampionatit të Brazilit.
Ekipi është në vendin e 11-të në kampionatin brazilian, ndonëse janë luajtur vetëm 4 javë. Edhe në Serina A karioka, Flamengo nuk po shkëlqen pavarësisht fitores ndaj Madureirës.
Gjithsesi, Luis Filipe punoi mirë me kuqezinjtë. Njeriu që si trajner ka punuar me Flamengon U17 dhe U20, arriti në të tetat e finaleve të Kupës së Botës së klubeve, pasi mundi 3-1 Çelsin në grup, dhe u eliminua nga Bajerni me shifrat 4-2.
Brazilianët arritën finalen e Kupës Interkontinentale të FIFA-s, dhe u mund nga Paris SG, kampionia e Europës, vetëm pas gjuajtjes së penalltive./abcnews.al


