Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Botërori, Irani pranë përjashtimit/ Vendi në luftë, duket e pamundur që të luajë në SHBA

schedule12:20 - 4 Mars, 2026

schedule 12:20 - 4 Mars, 2026

Numërimi mbrapsht ka nisur, por dyshimet për finalet e “Botërorit 2026” janë të shumta. Tema më e rëndësishme, e ushqyer edhe nga sulmet e fundit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ndaj Iranit lidhet me pjesmarrjen apo jo të kombëtares iraniane në finalet e Kupës së Botës.

FIFA po ndjek me shqetësim zhvillimet, ndërsa shpreson që situata të qetësohet, por me kalimin e ditëve pesimizmi bëhet më i madh.

Nga Federata Iraniane e Futbollit nuk rrjedh aspak besim, ndërsa edhe sinjalet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një prej vendeve organizatore të Kupës së Botës dhe e përfshirë drejtpërdrejtë në luftime nuk janë kurajuese.



“Nuk më intereson nëse Irani do të jetë apo jo. Mendoj se Irani është një vend I mundur rëndë dhe që po shkon drejt shkatërrimit”, është shprehur mbi këtë çëshje presidenti amerikan, Donald Trump në një intervistë për “Politico”.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare kanë forcuar bindjen se Irani do të përjashtohet nga finalet e Kupës së Botës, ndërsa flitet edhe për variantet e mundëshme për zëvendësimin e tij.

FIFA sigurisht nuk do që kjo të ndodhë, pasi do të përballej me një problem të madh që lidhet me kalendarin e turneut, pasi sipas atij të paracaktuar Irani duhet të luajë tre ndeshjet e grupit G kundër Zelandës së Re më 15 qershor dhe kundër Belgjikës më 21 qershor në Los Angeles dhe ndaj Egjiptit më 26 qershor në Seattle./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!