Vlerësimet vazhdojnë njëri pas tjetrit. Ernest Muçi është një realitet në futbollin turk, njëri nga futbollitët më të mirë, dhe kjo u theksua edhe pas javës së 24-ët.
Edhe pse nuk shënoi asnjë gol, edhe pse nuk dha direkt asnjë asist, sërish ylli kuqezi u dallua fort në të treja rrjetat e Trabzonsporit në ndeshjen e fundit të Superligës turke ndaj rivalit Karagymryk.
Kjo bëri që faqja e specializuar e vlerësimeve dhe statistikave të futbollit, “sofaskor”, ta përfshinte në formacionin e javës.
Muçi mori notën mjaft të mirë 7.6, dhe në këtë ekip të javës ishte bashkë me shokët e skuadrës, Tufan dhe Onuaçu.
Ai krijoi hapësirë me pasimin e zgjuar në rastin e golit të parë.
Pas pushimit, në rezultatin 1-1, futbollisti I kombëtares ekzekutoi me saktësi dy goditje nga këndi, dhe nga harkimet e tij erdhën dy golat e tjerë.
Suksesi bëri që Trabzonspor të mbajë vendin e tretë në kampionat, me shpresë për Ligën e Europës e padyshim edhe për në Champions.
Vetë Muçi ka një sezon të shkëlqyer, sidomos që nga 24 nëntori, duke qenë thuajse I pandalshëm në 3 muajt e fundit.
Ai ka shënuar 13 gola e ka dhënë 6 asistë gjithsej, ndërsa në Superligën turke ka 10 gola e 4 asistë, që të gjithë në 12 sfidat e fundit.


