Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani sulmon miqtë arabë të Trump/ Juxhina Sotiri: Teherani në pozitë të dobët, lufta pritet të vazhdojë me sulme dhe kundërsulme!

schedule13:30 - 2 Mars, 2026

schedule 13:30 - 2 Mars, 2026

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri në një intervistë në “News Line” në ABC News foli për sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran.

Gjatë analizës së saj, ekspertja Sotiri, tha se në vijim pritet të ketë një sulm më agresiv, ndërsa nënvizoi se goditjet ishin të koordinuara nga SHBA dhe Izraeli..

“Ajo që u mendua në fillim do të ishte një sulm për të goditur jo vetëm arsenalin e Iranit por të gjitha ‘ato nyjet’ që mbanin gjallë regjimin. Kjo u përshkallëzua në një konflikt më të gjerë dhe i gjithë synimi ishte rrëzimi i regjimit. Nuk duket sikur situata ka dalë jashtë kontrollit, edhe pse Irani po përpiqet për një kundërpërgjigje më të egër. Ndërkohë pritet një luftë shumëditore, por përpos valës së protestave, apo goditjes së raketave balistike, duket se qëllimi i SHBA dhe Izraelit nuk do të ndalet këtu. Shoh një pjesëmarrje pak më të madhe të vendeve të Gjirit në ditët në vijim”, tha ajo.



Më tej gjatë intervistës, ekspertja Sotiri u shpreh se një sulm i tillë pritej edhe pse nuk ishte menduar në përmasa të gjitha. Gjithashtu nënvizoi se lëvizja strategjike e gabuar e Iranit, bëri bashkë vendet e Gjirit për kundërpërgjigje.

“Riaktivizimi i Hezbollah në këtë momentet e bën më agresive situatën dhe mund ta çojë vendin në një destabilitet dhe për Izraelin do të jetë një tjetër front i hapur. Megjithatë, kemi edhe një mobilizim që mund t’i vijë në ndihmë SHBA jo vetëm nga vendet e Gjirit, por edhe nga vendet aleate, pasi Starmer dha një dritë jeshile ndaj SHBA për të përdorur bazën ushtarake të Britanisë. Në vijim mund të ketë një valë sulmesh dhe kundër sulmesh. Megjithatë Irani përpiqet të tregojë forcën e tij duke kërcënuar, ndërsa nga SHBA dhe Izraeli është ruajtur një nga parimet e luftës duke pasur target vetëm objektivat ushtarake”, tha mes të tjerash ajo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!