Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Tiranë shtetasja gjermane

schedule09:10 - 2 Mars, 2026

schedule 09:10 - 2 Mars, 2026

Finalizohet faza e 85-të e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Në pranga ka rënë19-vjeçarja e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kjo shtetase gjermane, rezulton e dënuar për krime në fushën e narkotikëve. Në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.



Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!