“Jezusi nuk lindi më 25 Dhjetor”, Çako: Pse festohen Krishtlindjet në këtë datë

schedule17:43 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 17:43 - 25 Dhjetor, 2019

Besimtarët e krishterë në mbarë botën kremtojnë sot Krishtlindjet. Për të folur për simbolikën e kësaj feste të rëndësishme ishte i ftuar në studion e Abc News me gazetarin Endri Xhafo,  Miron Çako, Drejtori i zyrës së Katekizmit në Kishën Ortodokse.

Mes të tjerash Çako tregoi me detaje se përse festohet në 25 Dhjetor Lindja e Krishtit, kur në fakt ashtu sikurse dihet nuk ka lindur në këtë datë.

Pjesë nga biseda në studio:

25 Dhjetori ka qenë dita e solsticit të diellit. Paganët festonin ditën e diellit të pamposhtur. Por kisha në urtësinë e saj duke marrë shkas edhe nga Kostandimi i Madh, ai vendoi 25 Dhjetorin si ditë e lindjes së Krishtit, pra që ne nuk do i falemi më lindjes së diellit por lindjes së Krishtit. Për ta orientuar ata që ishin në Perandorinë Romake, drejt krijuesit.

Kur ka lindur Krishti?

Nuk ka një fakt historik, dhe Kisha nuk është interesuar për ditën e lindjes dhe ka mendime të ndryshme. Ne asnjëherë nuk themi “u lind Krishti”, por “sot lindet Krishti”. Në këtë gjendje të pakohë të zotit hyjmë edhe ne, por ne jemi aktorë të së tashmes.

Ku dalloni ju ortodoksët nga katolikët?

Deri në viton 1053 të dy Kishat kanë qenë bashkë. Kisha është themeluar në 7 sinote. Në këtë vit pati një mendim në Kishën katolike që Papa të ishte i pari aboslut dhe kjo krijoi një ndarje.Pati një mendim nga Kisha romane që Papa thotë që unë jam i pari dhe zëvendësi i Krishtit. Ne nuk e pranojmë këtë, Krishti nuk ka zëvendës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!