Media raportojnë se shpërthime janë dëgjuar sot në Kuvait dhe një zhurmë e fuqishme shpërthimi është raportuar në Abu Dhabi ndërsa sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit po vazhdojnë.
Situata në rajon ka çuar në sirena alarmi, mbyllje të hapësirës ajrore dhe paralajmërime për rreziqe të mëtejshme, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit.
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se do i përgjigjen këtij përshkallëzimi.


