Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dogana Kakavijë/ Zbulohen rreth 350 kg lëndë narkotike, ishte e ndarë në 166 pako

schedule09:45 - 28 Shkurt, 2026

schedule 09:45 - 28 Shkurt, 2026

Mëngjesin e kësaj të shtune, rreth orës 6:30 në pikën doganorë të Kakavijës janë zbuluar 166 pako me nga 2.1 kg lëndë narkotike, kanabis sativa.

“Rreth orës 6:30 të ditës së sotme, gjate kontrollit në skaner të një mjeti bosh në dalje në pikën doganore të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie, ku ishte vendosur një sasi e dyshuar lënde narkotike “canabis sativa”.

Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike”, njofton policia.



Dogana dhe forcat e policisë po vijojnë me kryerjen e procedurave ligjore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!