Gjykata e Posacme, ka kthyer dosjen e Mikrokredive në SPAK, duke kërkuar plotëismin e hetimeve, për shkak se janë gjetur mangësi. Gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e prokuorit Edvin Kondili për të kaluar cështjen në gjyqë themeli, për shkak se në seancat paraprake, u vërejtën se hetimet nuk ishin të plota. Gjykata e Posacme I la 5 muaj afat shtesë SPAK-t, për të kryer hetimet e plota për dosjen me 16 të pandehur si edhe 4 shoqëri qe akuzohen për mashtim me pasoja të rënda në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Fillimisht hetimet për skandalin me Mikrokreditë, nisën nga Prokuroria e Tiranës, e cila sekuestroi kuotat dhe asetet e shoqërive të përfshira në këtë skemë, si dhe të llogarive bankare në emër të të hetuarve. Çështja u kalua për kompetencë në SPAK në muajin dhjetor të vitit 2024 dhe në korrik të 2025-ës u dërgua për gjykim.
Sipas hetimeve drejtues të grupit të Mikrokredive, ishte Elda Ibro dhe Arben Meskuti. Por edhe Olsi Ibro I cili ka ndërruar jetë në vitin 2024.
16 të pandehurit dhe shoqëritë “Micro Credit Albania”., “ADCA” sh.p.k., “Final” dhe “TDR Group”, Sipas SPAK, kane vepruar si grup i struktutuar kriminal duke detyruar debitoret per te shlyer kredite me interes shume te larte dhe kamat vonesa deri 2% ne dite. Sipas hetimeve ka rezultuar se në shumicen e rasteve qytetareve iu sekuestroheshin pronat dhe kalonin per llogari te shoqerive permbarimore ne kundershtim me ligjin. Po ashtu ndaj tyre ushtrohej shantazh dhe kercenime nepermjet familjareve duke keqperdorur dhe te dhenat personale. Spak ka sekuestruar disa llogari bankare ne vleren e 1.3 milionë eurove si dhe prona te paluajtshme ne kuader te ketij hetimi.
Sipas hetimeve ka rezultuar se 5 shoqëri , njëra prej të cilave në pronësi të Meskutit, blenë nga një bankë e nivelit të dytë, 4 mijë kredi të konsideruara të këqija më vlerë rreth 7 milionë euro. Më pas këto kredi të këqija u përdoren në një skemë shtrënguese duke detyruar qytetarët që kishin borxhe të vjetra, të rimernin kredi me interesa edhe me te larta, dhe ata që nuk kishin mundësi shlyerje, iu bllokonin nëpërmjet shoqërivë përmbarimore rrogat, pronat, apo automjetet.


