Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ronaldo, numri 1 i “pleqve”/ Cr7 kalon numrin e 500 golave të shënuar pasi mbushi 30 vjeç

schedule12:43 - 25 Shkurt, 2026

schedule 12:43 - 25 Shkurt, 2026

Për diçka është e sigurt se do të jetë “Mbret”.

Kristiano Ronaldo është sinonimi I golit dhe këtë e vërtetoi edhe një herë duke kaluar shifrën e jashtëzakonshme të 500 rrjetave të shënuara pasi mbushi 30 vjeç.

Në kërkim të nivelit mitik të 1 000 golave në karrierë, ai arriti diçka që nuk e kishte bërë askush më parë.



Një sulmues jo shumë I njohur anglez, me emrin Roni Ruk e kishte më parë “kurorën” me 493 goditje në rrjetë pasi u bë 30-vjeçar.

Me dy rrjetat në ndeshjen ndaj rivalit Al Hazem në Ligën Profesioniste Saudite, CR7 është tani në kuotën 501, duke qenë më I suksesshëm mbi 30 sesa nën 30 vjeç, edhe pse normalisht duhej të ishte ndryshe.

Në pjesën më të re të karrierës, ai shënoi 463 herë.

Në total, legjenda portugeze ka 964 gola në jetën futbollistike, duke iu dashur edhe 36 që të realizojë ëndrrën e madhe.

Në krahasimin me rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Mesi, Ronaldo është më lart me gola, dhe me kontributin total për rrjeta kur flitet për mbi 30 vjeç.

Ai I shton 501 golave edhe 105 asistë, veçse ka luajtur 592 ndeshje.

Magjistari argjentinas ka 331 gola e 176 asistë mbi 30 vjeç, në 437 ndeshje, vetëm se ka shumë më pak penallti, 38 në krahasim me 107 të CR7-ës.

Kjo do të thotë se ai ka mesatare kontributi për gol më të lartë pa penallti, një në çdo 126 minuta, ndërsa Kristiano një në mbi 128 minuta.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!