Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Real në “parajsën” Champions/ Madrilenët duan të harrojnë problemet në Ligën e Spanjës

schedule12:04 - 25 Shkurt, 2026

schedule 12:04 - 25 Shkurt, 2026

Ishte një moment lavdie.

Fitorja 1-0 e Realit në Lisbonë ndaj Benfikës, jo vetëm që realizoi revanshin për disfatën e rëndë me shifrat 4-2 në fazën e grupit, por edhe konsiderohet një hap I madh drejt kualifikimit.

Gjigandët spanjollë, rekordmenë të titujve në Champions, kthehen të luajnë sonte në Ligën e Kampionëve, dhe duket se dueli I dytë me “shqiponjat” vjen në kohën e duhur.



Në fundjavë u humb kryesimin në La Ligën e Spanjës, I fituar vetëm pak ditë më parë, ndërsa yjet “merenges” pësuan një humbje të rëndë dhe të merituar, 1-2 në stadiumin e Osasunës.

Trajneri Arbeloa ka marrë kritika mediatike, se ekipi I tij as nuk argëton, dhe as nuk po fiton sa duhet.

Nga ana tjetër, mungesa ka.

Belingham, Sebajos dhe Militao nuk janë në dispozicion, e po ashtu Huijsen pak mendohet se mund të luajë.

Gjithashtu, Rodrigo nuk përgjigjet në apel për shkak pezullimi, por edhe ka një lëndim.

Lajmi I mirë është që Raul Asensio është kthyer, që Vinisius është në formë dhe ka dëshirë të hakmerret pas incidenteve në Lisbonë, por Kilian Mbape nuk ka qenë në formë kohët e fundit, besohet për shkak të mbilodhjes, dhe sepse po luan me probleme fizike.

Reali ka bilanc negativ me Benfikën, me vetëm dy fitore dhe tri humbje, por gjithsesi është favorit për t’u kualifikuar për në të tetat e finaleve të Championsit, që do të thotë se sezoni madrilen do të vazhdojë të ketë kuptim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!