Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet/ Ministri Vengu: Po përgatisim paketën për dëmet në bujqësi e blegtori

schedule10:50 - 25 Shkurt, 2026

schedule 10:50 - 25 Shkurt, 2026

Ministri i Mbrojtjes, Piro Vengu, në një konferencë për mediat tha se, së bashku me Ministrinë e Financave, po përgatisin një paketë për dëmet në bujqësi dhe blegtori nga përmbytjet e muajve të fundit.

Vengu shtoi më tej se forcat xheniere kanë qenë në gatishmëri në një sërë operacionesh kërkim-shpëtimi, të cilat vijojnë ende.

Ai theksoi gjithashtu se ushtria kërkon financime afatgjata dhe se rikuperimi i kësaj industrie, e lënë pa mbështetje në këto dekada, do të marrë kohë.



 “Po krijojmë pozicione të atasheve ushtarakë në vendet fqinje. Shtojmë numrin e atasheve; në rajon në Kroaci, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut. Por dhe në Izrael e Hungari si vende partnere për zhvillimin e industrisë ushtarake. Misioni kryesor i rrjetit është të integrojë industrinë tonë në zinxhirin e furnizimit aleat dhe të nisin projekte të reja. Ushtria kërkon financime afatgjata dhe rikuperimi i këtyre dekadave pa industri ushtarake do të marrë kohë, por ky është synimi ynë.

Elementi i tretë ka të bëjë me Bordin e Paqes; Rama shtroi në tryezë çështjen që ka të bëjë me interesat në rajon dhe revoltën tonë për Hagën. Së dyti, edhe shprehja e angazhimit tonë për të marrë pjesë në Gaza me forcat tona.

Përballimi i situatës së reshjeve që krijuan problematika në basenet ujore: nën koordinimin e EC, FA dhe bazat mbështetëse dhe repartet e xhenierisë kanë qenë të angazhuara në terren dhe vazhdojnë të jenë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Forcat xheniere kanë qenë në tërë territorin për të hapur akse të bllokuara nga rrëshqitjet, për rehabilitim të strukturave.

Angazhimi i forcave civile dhe të armatosura lidhet me parandalimin e fataliteteve. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka mbështetur bashkitë dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe jemi gati të bëjmë gati një paketë për dëmet në bujqësi dhe blegtori nga përmbytjet.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!