Ish-Kryeministri Norvegjez dhe ish Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland është shtruar në spital pasi tentoi të kryente vetëvrasje.
Incidenti i rëndë i raportuar nga mediat ndërkombëtare vjen teksa policia norvegjeze po e heton atë për korrupsion në lidhje me marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstin, abuzuesin seksual që u vetëvra në qeli në vitin 2019.
Akuzat ndaj Jagland u ngritën nga autoritet Norvegjeze pasi Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi mbi 3 milionë dosje të lidhura me Epstain, ku përfshiheshin edhe komunikimet e Jagland me Epstin.
Në një prej email-eve të këmbyera mes të dyve, Jagland i përmendte Epstein Tiranën, ku kishte qenë për një vizitë zyrtare në vitin 2012 dhe u takua me figura të rëndësishme në qeverinë e Kohës. “Isha në Tiranë, atje kishte vajza të jashtëzakonshme”, shkruante Jagland në email.
Zhvillime mbi njerëzit me të afërt me Epstin këtë të marte pati edhe nga Britania e madhe. Ish-ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara Peter Mandelson u la i lirë pas arrestimit te tij të hënën nën dyshimet për shpërndarje te informacioneve konfidenciale të qeverisë britanike me financierin e ndjere. Mandelson 72 vjeç u lirua me kusht ne pritje te hetimeve te mëtejshme.
Ky ishte arrestimi i dytë në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet e zyrtarëve të lartë me pedofilin amerikan Jeffrey Epstein. Javën e kaluar ish princi Andrew i arrestua gjithashtu nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës publike dhe u lirua pasi u mor në pyetje.
Deri më tani arrestimet e profilit të lartë britanik janë reagimi më i fortë përballë publikimit të më shumë se 3 milion faqeve të dokumenteve të lidhura me Epstein. Në shtetet e Bashkuara apo vende të tjera nuk janë kryer arrestime, teksa disa shtete kanë nisur hetime apo kanë ngritur akuza ndaj zyrtarëve të tyre që kishin lidhje me Epstein.
Petet Mandelson shërbeu në role të larta qeveritare nën qeveritë e mëparshme të Partisë Laburiste dhe ishte ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Uashington derisa Kryeministri Keir Starmer e shkarkoi atë në shtator pasi u publikuan email-e që tregonin se ai mbante një miqësi me Epsteinin pas dënimit të financierit në vitin 2008 për vepra penale seksuale që përfshinin një të mitur.


