Eshte identifikuar i riu qe u vra ne resortin e presidentit Donald trump mar a lago, pasi hyri ne truallin privat me nje arme zjarri dhe mjete piroteknike.
Ai eshte 21 vjecari Austrin T Martin nga Karolina e Veriut. 21 vjecari ishte raportuar i zhdukur nga familja disa or para se te qellohet per vdekje nga agjentet e sherbimit secret amerikan.
Departamenti i te zhdukurve nuk kishte të dhëna për historinë e mëparshme në lidhje me Martinin dhe se nuk ishte i përfshirë në hetimin e Floridës. Zyrtarët po hetojnë nëse ai e bleu armën përgjatë rrugës që ndoqi nga Karolina e Veriut në Florida.
Agjentët e sigurisë e gjetën të riun duke mbajtur një pushkë dhe një shishe me benzinë. Atij iu kërkua që të ulte armën, por I riu nuk u bind dhe ngriti pushkën në pozicion për të qëlluar. Në atë moment, agjentët qëlluan me armë për të “neutralizuar kërcënimin”
Sipas nje familjari moshatare te Austin, 21 vjecari nuk kishte treguar kurre me pare interes per politiken apo armet e zjarrit. Sipas kusheririt te tij Braeden Fields, Austin ishte i qete dhe nuk kishte pervoje me armet. Megjithatë, Austin i pëlqenin fushat e golfit dhe punonte në një të tillë. Familja Martin jane mbeshtetes se medhenj te presidentit republican Trump, dhe Austin ishte nje votues i regjistruar por jo per nje parti te specifikuar. Vellai i madhi Martin eshte ushtar, por 21 vjecari nuk kishte te njejtat interesa sipas kusheririt te tij.
Gjatë kohës së incidentit, presidenti Trump nuk ishte në resortin e tij ku zakonisht kalon fundjavat, por ndodhej në Uashington.
Trump është përballur më parë me dy atentate për vrasje mes një rritjeje të dhunës dhe kërcënimeve kundër figurave politike në SHBA.
Në vitin 2024, Trump u qëllua me armë gjatë një tubimi elektoral në Butler të Pensilvanisë. Një plumb i preku veshin dhe një pjesëmarrës në tubim u vra. Më vonë atë vit, një burrë me një pushkë u gjet i fshehur në shkurre në klubin e golfit të Trump. I dyshuari, Ryan Routh, u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për tentativën për të vrarë Trump.
Kjo ngjarje e trete mund te vendose serish ne pikepyetje punen e agjenteve te sherbimit secret, te vendosur ne Mar A Lago sin je nga rezidencat kryesore te presidentit Trump por dhe nje biznes privat, i cili shpesh pret edhe anetare te tjere te familjes Trump, te gjithe te ruajtur nga sherbimi secret.


