Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

ARRSH: Aksi Librazhd-Pogradec do të vazhdojë të jetë i bllokuar. Ja rrugët alternative për mjetet, sipas kategorive

schedule12:25 - 23 Shkurt, 2026

schedule 12:25 - 23 Shkurt, 2026

Qarkullimi do të vazhdojë të jetë i bllokuar në segmentin rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec. është ky njoftimi më i fundit nga ARRSH, sipas të cilit ky segment, i cili pritej të hapej mesditën e sotme, ka pësuar rrëshqitje masive toke, duke e bërë qarkullimin të pakalueshëm.

Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Aktualisht po kryhet një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ndërkohë specialistët në terren po shohim mundësinë e lëvizjes vetëm për mjete e vogla dhe të emergjencave në një rrugë në zonën përreth.

ARRSH, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve, sugjeron përdorimin e akseve alternative si më poshtë:



Për autoveturat:

✓ Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan

✓ Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë

Për mjetet e tonazhit të rëndë:

✓ Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit

Duke kërkuar mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë banorëve të zonës, ju lutemi të ndiqni me kujdes sinjalistikën rrugore si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!