Dy deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Xhelal Meziu janë proceduar penalisht dhe janë vënën nën hetim lidhur me aktet e dhunës që ata ushtruan ndaj dy personave pranë xhamisë së Namazgjasë gjatë protestës së 20 shkurtit.
Kanë qënë dy të dhunuarit Krenar Metaj dhe Tetem Toraj të cilët kanë kallëzuar në polici Nokën dhe Mziun për shtyrje, ofendim dhe goditje teksa ecnin në rrugë. Pas këtij kallëzimi Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kanë referuar kallëzimin edhe në Prokurorinë e Tiranës.
Ndonëse kallëzimi është bërë vetëm për Flamur Nokën dhe Xhelal Mziun i përfshirë gjatë momentit të dhunes ndaj Krenar Metaj dhe Tetem Toraj ka qënë edhe Belind Kelliçi.
Në video duket se Tetem Toraj përpiqet të ndaloj deputetët e PD që po sulmonin mikun e tij Krenar Metajn por më pas sulmojnë edhe vetë Torajn.
Është dashur ndërhyrja e forcave shqiponja që të ndalin sulmet e Flamur Nokës dhe Xhelal Mziut.
Për protestën e dhunshme me molotov dhe sende të forta, 18 protestues janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës.
Mes të arrestuarve janë edhe 3 të mitur, të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç. Ndërkohë janë proceduar penalisht 28 persona të tjerë pjesëmarrës në protestë, mes të cilëve edhe deputeti i PD, Klevis Balliu.


