Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Partnere në jetë…dhe në skenë/ Dy artistët elbasanas rrëfejnë historinë e dashurisë që i rezistoi kohës e sfidave

schedule20:26 - 21 Shkurt, 2026

schedule 20:26 - 21 Shkurt, 2026

ELBASAN- “40 vite si 4 muaj” sepse kur dashuria është e vërtetë, koha fluturon. U njohën para 40 viteve dhe që atëherë ia kanë dedikuar jetën njëri tjetrit.

Çdo dite është një arsye për ti treguar partnerit të jetës se pavarësisht se flokët e bardha shtohen dashuria nuk plaket kurrë. Dhimitër dhe Fatbardha Topuzi dy artistë të njohur të skenës elbasanase janë në shembull i bukur se kur dashuria është e vërtetë zgjat përgjithmonë.

Ata tregojnë se thelbi i një martese të lumtur dhe të suksesshme është dashuria, mirëkuptimi dhe respekti për njëri-tjetrin. Edhe pse të dy kanë pasur një jetë shumë aktive pasi që të dy janë artistë, filmi më i bukur i tyre është historia e dashurisë të cilën aktori i njohur tregon se si nisi.



40 vite jetë së bashku nuk kanë qenë të lehta, por sipas Fatbardhës ata ia kanë dalë falë mbështetjes që i kanë dhuruar njëri tjetrit.

4 dekada jetë së bashku ka bërë që çifti të kalojë shumë sfida por padyshim edhe momente të bukura.  Sot janë prindër të një vajze, por shpirti romantik i artistit e shoqëron Dhimitrin çdo ditë të jetës.  Thotë se lule Fatbardhës i ka dhuruar që në ditën e parë kur ajo shkoi në shtëpinë e tij dhe këtë traditë e ruan edhe sot.

Afro gjysmë shekulli së bashku Fatbardha dhe Dhimitri bien dakord në një pikë, se thelbi i lumturisë dhe i një marrëdhënie të shëndetshme është dashuria, ndaj inkurajojnë të rinjtë që ta vlerësojnë si gjënë më të bukur.

Padyshim që jeta e Fatbardhës dhe e Dhimitrit nuk ka qenë e lehtë pasi sfidat kanë qenë të shumta dhe vështirësitë gjithashtu , por janë shembulli se si mbi çdo pengesë zgjodhën dashurinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!