Rekordi, “hakmarrja” ndaj Chelsea dhe rivaliteti për titullin: Rummenigge optimist

schedule10:50 - 25 Dhjetor, 2019

schedule 10:50 - 25 Dhjetor, 2019

Karl-Heinz Rummenigge është optimist për vitin 2020. Shefi ekzekutiv i Bayern Munchen tregon se si eliminohet Chelsea, kundërshtari i gjermanëve në raundin e 1/8 në Champions League. Bayern do të tentojë hakmarrjen për finalen e humbur të vitit 2012.

Londinezët ia dolën të triumfojnë në finalen dramatike të Champions League në stadiumin e Bayern dhe festuan fitimin e trofeut për herë të parë. Rummenigge ndalet edhe te lufta për titullin kampion në prononcimin e dhënë për Ansa. Pavarësisht se Bayern renditet në vend të tretë, zyrtari i klubit ka besim se do të vijë parakalimi i Leipzig dhe M’Gladbach.

Jemi skuadra e parë gjermane që u kualifikuam në Champions League me 6 fitore të plota. Tani do të përballemi me Chelsea, me dëshirën për të larguar fantazmën e humbjes së finales së vitit 2012. Duhet të jemi në formë të shkëlqyer për dy sfidat kundër ekipit anglez.

Duhet të jemi të përqendruar dhe të motivuar, për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Championsit. Kampionati? Jam optimist për fitimin e titullit. Dy skuadrat që gjenden sipër nesh në renditje, Leipzig dhe M’Gladbach, do të luajnë në stadiumin tonë në fazën e dytë“, përfundon zyrtari i klubit bavarez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!