Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rama në tryezën e Këshillit të Atlantikut: Pati interes të lartë për Shqipërinë dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes

schedule14:21 - 20 Shkurt, 2026

schedule 14:21 - 20 Shkurt, 2026

WASHINGTON- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar një takim në Këshillin e Atlantikut në Washington, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare “Facebook”, Rama thekson se gjatë tryezës së diskutimit pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj ndërkombëtar dhe qëndrimet e vendit tonë mbi çështje të rëndësishme globale, përfshirë Bordin e Paqes, konfliktet e hapura në botë si dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Uashington – Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian”, shkruan Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!