Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Tritol, uniforma policie, granata dore e kanabis”/ Zbulohet arsenal armësh në Fushë Krujë, shpallet në kërkim 49-vjeçari

schedule13:22 - 20 Shkurt, 2026

schedule 13:22 - 20 Shkurt, 2026

Një ambient i kthyer në një ‘bazë’ kur ruheshin armë është zbuluar nga policia në fshatin Zall në Fushë Krujë.

Sipas policisë, është identifikuar dhe shpallur një 49-vjeçar i cili dyshohet se është poseduesi i këtyre armëve.

Gjatë kontrollit të territorit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:



-24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;

-27 djegore;

-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;

-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!