Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

PE shmang Berishën/ Çupi: “Non grata” edhe në BE, nuk e njohin si udhëheqës të PD

schedule18:44 - 18 Shkurt, 2026

schedule 18:44 - 18 Shkurt, 2026

Analisti Frrok Çupi në “Tirana Live” në ABC News Albania tha se delegacioni i Parlamentit Europian ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare: mbështetja për drejtësinë duhet të vijojë pa asnjë lëkundje, ndërsa theksi u vu te pavarësia dhe llogaridhënia e institucioneve të reja.

Sipas Çupit, përfaqësuesit e Parlamenti Europian nënvizuan se drejtësia duhet të zhvillohet e pavarur, duke kërkuar njëkohësisht përgjegjësi dhe transparencë në veprimtarinë e saj. Ai theksoi se mesazhi ishte i drejtpërdrejtë si për mazhorancën, që të përmbushë detyrimet e saj, ashtu edhe për opozitën, nga e cila u kërkua të luajë rolin e vet konstruktiv dhe të jetë në krah të reformave.

Në analizën e tij, Çupi u ndal edhe te shmangia e një takimi mes delegacionit europian dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë politik. Ai përmendi refuzimin e eurodeputetit McAllister për ta takuar Berishën, duke e interpretuar si konfirmim se në sytë e BE-së ai nuk konsiderohet si përfaqësues legjitim i opozitës.



“Delegacioni tha që duhet të vazhdojë përkrahja, mbështetje dhe puna e drejtësisë, ashtu edhe sikur llogaridhënia e drejtësisë. PE e tha fare qartë që drejtësia duhet të zhvillohet e pavarur, ashtu siç kërkon llogari të japë edhe llogari. Thelbi ishte që mazhoranca të kryejë detyrat e saj, kurse nga opozita kërkoi me ngul që të luajë rolin e vet, të jetë krah reformave. Më tej ishte shumë ironike, që u shmang Berisha.

Mcallister refuzoi që ta takonte Berishën. Ky ishte një konfirmim që edhe në BE, Berisha është ‘non grata’. BE nuk e njeh Berishën si udhëheqës as të Shqipërisë, as të opozitës. Për ata Berisha nuk është kryetar i PD. Ajo që McAllister tha për dhunën në protesta është një alarm. Akti i fundit i Berishës është dhuna, në një vend demokratik. Kjo do të thotë që Europa është e gatshme të veprojë nëse kjo gjë do të bëhet një njollë e zezë për ecurinë e Shqipërisë përpara. Nëse vazhdojnë me dhunë dhe vrasje padyshim që do të jetë një organizatë kriminale”, tha Çupi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!