Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Çdo akuzë, vijim i gënjeshtrave nga regjimi i Serbisë”, Krasniqi: Vizioni ynë, jeta në liri, barazi e demokraci!

schedule15:28 - 18 Shkurt, 2026

schedule 15:28 - 18 Shkurt, 2026

Krasniqi: E gjithë bota e di se NATO ndërhyri kundër krimeve ndaj shqiptarëve në Kosovë. Nuk janë rreshtuar kurrë me gjenocidin. Pa atë ndërhyrje liria jonë nuk do ekzistonte por pa rezistencën tonë fisnike nuk do ishte arritur kurrë. Veprimet e UCK dhe të miat, I dhanë përparësi paqes. Zëra të besueshëm e kanë dëshmuar këtë. Qëndrojmë këtu padrejtësisht, por historia do e kujtojë.
Krimet nga forcat serbe janë të pandashme nga veprimet që ju kërkohet të gjykoni. Nuk janë zhurmë në sfond, janë të shkruara me shkronja të mëdha. Mbetet pjesë e realitetit që ju kërkohet të gjykoni. Gjykimi pa kontekst rrezikon të gjykojë pasojën me shkakun ju lute mos e bëni atë gabim.  Popujt që i rrezikojnë persekutimit nuk janë armiq të drejtësië. Brezi ynë e kishte një vizion, jetën në liri, barazi demokraci, sundimin e ligjit. Ishte ky vizion që udhëhoqi luftën dhe kulmoi me shpalljen e pavarësisë.

Ne luftuam për jetën, lirinë demokracinë dhe drejtësinë, jo për të kontrolluar territor për dominim, qëllim ishte të kthenim Kosovën te populli i saj. Cdo akuzë është vijim I gënjeshtrave të prodhuara nga regjimi i Serbisë. Për gjithë veprimtarinë time politike jam krenar. Bëra atë që besova, asnjë dëshmitar nuk ka thënë ndryshe. Shihni dëshmitë në mënyrë objektive. Drejtësia varet prej shqyrtimit.

Në respekt edhe një herë populli ynë kurrë nuk planikoi shkatërrim, sot populli ynë jeton në liri. Qëndroj para jush, sic kam qëndruar gjatë gjithë jetës time, i pafrikësuar prej të vërtetës. Ia kushtova jetën bindjes se njerëzit e meritojnë lirinë. Ju kërkoj të shqyrtoni secilën prove me durim e pa paragjykim, dhe aty nuk do të gjeni një organizatë kriminale. Nëse kjo bindje për liri gjykohet drejt, do nderojë parimin që nderoi këtë gjykatë.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!