Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Izraeli: Hamasi ka 60 ditë kohë për t’u çarmatosur plotësisht, ose do rinisim operacionet ushtarake

schedule14:22 - 16 Shkurt, 2026

schedule 14:22 - 16 Shkurt, 2026

“Hamasi do të ketë 60 ditë për t’u çarmatosur plotësisht, përndryshe Izraeli do të rifillojë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës” ka paralajmëruar sekretari i Kabinetit dhe aleati i ngushtë i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahut, Yossi Fuchs.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë në Jerusalem, Fuchs tha se administrata amerikane e Donald Trump kërkoi periudhën specifike 60-ditore duke nënvizuar se Izralie e respekton këtë kërkesë.

Megjithatë paralajmëron se Hamasi duhet të dorëzojë të gjitha armët e tij, përfshirë edhe pushkët.



“AK-47-at e tyre do të hiqen plotësisht. Nëse funksionon, atëherë gjithçka do të shkojë mirë. Nëse jo, atëherë Forcat e Armatosura Izraelite do të duhet të përfundojnë misionin e tyre”, shtoi ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!