Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Procesi ndaj krerëve të UÇK në Hagë/ Rama: Presidentja e Kosovës është kërcënuar, sepse…

schedule13:18 - 16 Shkurt, 2026

schedule 13:18 - 16 Shkurt, 2026

PRISHTINË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Prishtinë, u ndal tek procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, që po mbahet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai tha se ky proces ka nisur me raportin e ish-raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, lidhur me pretendimet për trafik organesh nga udhëheqja e UÇK-së. Rama tha se ky plan është shtyrë përpara nga përfaqësues të Vladimir PutinKëshilli i Evropës dhe më pas është ngritur mbi një rezolutë të këtij institucioni.

Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi Këshillin e Evropës për mosrishikimin e rezolutës, duke theksuar se asnjë lloj trafiku organesh nuk është provuar me asnjë provë”.



Kryeministri shtoi se procesi mori jetë në ditën kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte nisur drejt Washingtonit për një takim ku pritej të hidhej një hap tjetër drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, në praninë e presidentit të atëhershëm dhe aktual të SHBA-së, Donald Trump.

Rama bëri edhe një deklaratë të fortë, duke thënë se që nga ai moment presidenti i Kosovës “është marrë peng”.

Ai pohoi se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është kërcënuar për dy vite, pasi nuk ka lejuar që prokurorët të kontrollonin zyrën e saj në kërkim të provave të pretenduara për krime kundër njerëzimit.

Sipas Ramës, një veprim i tillë do ta dëmtonte rëndë imazhin e Kosovës në sytë e botës.

“Ata nuk u armatosën për të imponuar sundimin e tyre në një territor të huaj, por u armatosëm për të hequr qafe sundimin e të huajve në tokën e tyre. Dhe faktikisht ata vetë me dorën e tyre e votuan në Parlamentin e Kosovës një gjykatë, e cila në letër është një gjykatë e Kosovës, nuk është një gjykatë për të vendosur në bankën e të akuzuarve Kosovën.

Dhe faktikisht, sot jemi në kushtet kur ka marrë formë thuajse përfundimtare, pasi fjalën e fundit e ka, sigurisht, gjykata. Një plan shumë afatgjatë, jetësimi i të cilit ka nisur me raportin famëkeq të Dick Marty që mos gjettë kurrë prehje aty ku është, për trafikim të organeve nga udhëheqja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës dhe ai plan është shtyrë përpara nga përfaqësuesi dhe Vladimir Putinit në Këshillin e Europës.

Më tutje është ngritur mbi një rezolutë të Këshillit të Europës, të cilën sot e gjithë ditën për turpin e vet, Këshilli i Europës nuk gjen kurajon ta rishikojë, pasi asnjë lloj trafiku organesh nuk është provuar në asnjë formë dhe pastaj ai plan ka vazhduar më tej me një gjykatë, një proces që ka marrë jetë në ditën kur presidenti i Republikës së Kosovës ishte nisur për në Uashington dhe është kthyer nga rruga e një takimi, ku do të hidhej një hap tjetër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nën kujdesin e presidentit të kohës dhe të sotëm njëkohësisht, të Shteteve të Bashkuara presidentin Trump, pasi qartësisht forca të tjera nuk e dëshironin që të ndodhte ajo gjë dhe qysh nga ai moment, presidenti i Kosovës është marrë peng.

Tani mund të jetë sekret shtetëror këtu në Kosovë, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Presidentja e Kosovës është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini sepse nuk është thënë asnjëherë, por po e them sot.

Është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunonin zyrën e institucionit të Presidentit të Kosovës se medemek do kërkonin dhe aty provat e krimeve kundër njerëzimit, gjë që natyrisht do ta vendoste Kosovën në sytë e botës si një shtet, ku deri në zyrën e Presidentit gjenden prova për krime kundër njerëzimit. Dhe kërcënimi i presidentes ka zgjatur dy vjet. Por për nderin e saj dhe për nderin e Kosovës ajo e ka ndaluar një gjë të tillë.”, tha Rama në ceremoninë e promovimit të librit “Kur heshtja flet” të ish-ambasadorit Ahmet Shala./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!