Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Librazhd.
Mësohet se në spitalin e Librazhdit është dërguar për mjekim shtetasi 23-vjeç. Sipas policisë dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë kohës që po riparonte mjetin e tij në servisin e shtetasit I. P.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, 23-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


